Free Web space and hosting from fanspace.com
Search the Web

1.     Njė histori e shkurtėr e Trekėndėshit te djallit

Vendi i humbjes, zona e perėndimit, trekėndėshi i djallit. Sipėrfaqja e gjere e kufizuar nga tre brinje ne Oqeanin Atlantik, me tre kulmet ne Bermuda, Porto Riko dhe Fort Lauderale te Floridas, nuk i kishte kėta emra para vitit 1964, por raportime pėr dukuri te ēuditshme dhe zhdukje mjetesh lundruese ne kėtė vend ka patur qysh para disa shekuj me pare. Thuhet se dhe vete Kristofor Kolombi ėshtė habitur nga fenomene te pazakonta ne kėtė hapėsire detare.Kur anijet me emra Nina, Pinta dhe Santa Maria kaluan pranė kėsaj hapėsire ne vitin 1492, thuhet se busulla e kulombit u ēorientua dhe ai se bashku me marinarėt vunė re drita jo normale ne qiell. Janė pėrpjekur t’u japin njė shpjegim normal dukurive. Busulla mund te kėtė lėvizur pėr shkak te shmangies mes veriut  te vėrtet dhe veriut magnetik ndėrsa drita e zjarrte qe ėshtė pare nga Kolombi ne qiell dhe qe u rrezua ne det mund te ketė qene  ndonjė meteor. Por kolombi shkroi ne ditar se pa drita te tjera te tilla me 11 tetor te atij viti, njė dite para se te zbriste ne breg. Ai pa disa drita qe u ngjanin vetėtimave, ndėrkohė qe qielli ishte pa re dhe moti i thate. Njė tjetėr ngjarje historike qe ka ndodhur ne trekėndėshin e Bermudės ėshtė ajo mbi anijen Mari Ēeleste. Anija u gjet e braktisur ne det te hapur me 1892, rreth 400 milje larg kursit te saj te nga Nju-Jorku drejt Xhenovas se Italisė. Ne bord nuk u gjet asnjė shenje e pasagjereve apo ekuipazhit ose ndonjė e dhėne qe te tregonte se ēfarė kishte ndodhur atyre. Legjenda e Trekėndėshit te Bermudės filloi realisht me 5 dhjetor 1945 me zhdukjen e famshme te njė skuadre avionėsh te fluturimit 19. Pesė avionė bombardues amerikan u zhduken ne mėnyrė te mistershme gjate njė stėrvitjeje rutine. Edhe avioni qe u dėrgua pėr te gjetur te mėparshmit u zhduk pa lėnė asnjė gjurme ne te njėjtin vend asnjė sinjal apo gjurme edhe pėr 27 njerėzit qe kishin gjashte avionėt ne bordet e tyre.

Edhe kjo ngjarje u mundua te shpjegohej nėpėrmjet metodės “nuk ka asgjė te jashtėzakonshme”. Pilotet e pare ishin te pa stėrvitur mire, pėrveē kryesuesit te grupit, leitnant Ēarls Tejlor, i cili atė ndoshta nuk ndihej mire dhe kishte dashur qe atė dite te mos te fluturonte. Pasi u ngritėn ne ajėr, Tejlor dhe “nxėnėsi” e tij konstatuan se aparaturat dhe busullat nuk punonin mire. Tejlor vendosi qe fluturimi te vazhdonte duke u mbėshtetur te shenjat e terrenit, pasi ai ishte me pėrvoje dhe i njihte mire te gjithė ishujt e zonės. Nuk kishte arsye pėr tu shqetėsuar. Por pamja nuk mund t’i ndihmonte me pilotet pasi njė stuhi me mjegull e re mbuloi gjithēka. Ata e humben orientimin. Por ata ende kishin kontakt me radio me bazėn e tyre ne Fort Lauderdale, edhe pse ndonjėherė me ndėrprerje pėr shkak te stuhisė. Sot ende besohet se nėse Tejlor do te kishte kaluar ne kanalin e emergjencės dhe te kėrkonte ndihme  menjėherė, asgjė nuk do te kishte ndodhur. Ai mendoi se ishin mbi gjirin e Meksikos dhe i urdhėroi skuadriljes rrugėn e kthimit pėr ne bazėn e tyre. Drejtimi qe pėrcaktoi ai ishte i gabuar dhe avionėt u gjenden mbi oqean, duke ecur ne drejtim te kundėrt me bregun. Qe prej atyre ēasteve, nuk u dėgjua me asgjė pėr te humburit dhe asgjė nuk ėshtė zbuluar ende mbi ta. Shpjegimi i vetėm i mundshėm “normal” ėshtė se avionėt kane rene ne thellėsi te oqeanit, jo afėr brigjeve te kontinentit, por diku ku thellėsia e tij ėshtė disa qindra metra. Thellėsia me e madhe e Oqeanit Atlantik ėshtė rreth 10 mije metra dhe ndodhet pranė Porto Rikos.

 Por duke i marre se bashku te gjitha ato ngjarje qe ēuan ne zhdukjen e avionėve dhe njerėzve, pra mosfunksionimi i aparaturave dhe busullės, nisja e stuhisė, ndėrprerja e kontaktit me radio, shpjegimet normale duket se zhvendosen pėr t’ia lėnė vendin njė tjetėr shpjegimi, misterit. She ky lidhet me fushat e ēuditshme magnetike deformimi e rrjedhės se kohės, Atlantidėn e zhdukur pranin e jashtetokesorve (alieneve), e te tjera gjera te kėsaj natyre. Edhe njė raport zyrtare i Marinės thotė se avionėt u zhduken sikur te kishin fluturuar drejt Marsit.Rreth 200 incidente dhe ndodhi te tilla janė regjistruar ne kėtė zone, e cila u pagėzua me emrin Trekėndėshi i Bermudės ne vitin 1964 nga shkrimtari V. Gadis ne njė shkrim te tijin ne revistėn “Argosy”. Interesi pėr dukuritė u rrit ne vitin 1974 kur Ēarls Berlic shkroi librin “Trekėndėshi i Bermudės”, ne te cilin kishte mbledhur te gjitha ngjarjet e regjistruara deri atėherė, si dhe jepte shpjegime duke prirur nga ana misterioze e ēėshtjes.Ne fakt ka dy pengesa te mėdha pėr t’i marre seriozisht tregimet mbi trekėndėshin e Bermudės. E para ėshtė se shumica e atyre qe kane ndodhur mund te shpjegohen ne mėnyra racionale. E dyta ėshtė se njė pjese e mire e kėtyre “zhdukjeve” nuk kane ndodhur brenda trekėndėshit te Bermudės, por edhe jashtė brinjėve te tij, madje ndonjėherė edhe larg, por qe me pas historitė janė zhvendosur, me apo pa qellim, brenda trekėndėshit.

Kthehu

Ndryshimi i fundit eshte bėrė: 06/08/2005                           Copyright© Meti32.fanspace.com